Lajme

Detaje të reja për aksidentin me fatalitet në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 14 April 2018

Një person ka vdekur ndërsa pesë të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku ën fshatin Cernicë, të Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë dy automjete, shkruan Infokusi.com.

Trupi I pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se për këtë rast ka arrestuar një person ndërsa rasti është duke u hetuar.

‘Fsh. Cernicë, Gjilan 13.04.2018-13:35. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit një mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera