Lajme

Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje, derivat i PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 13 April 2018

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka folur sot për refuzimin e deputetëve të LDK-së lidhur me nënshkrimet për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Duke folur për mos dhënien e nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së për hetimin e SHIK-ut, Beqiri ka hedhur dyshimet mbi pozicionimin e Vetëvendosjes, karshi kësaj çështje.

Beqiri ka thënë se ai mendon se Lëvizja Vetëvendosje është derivat i PDK-së

-Advertisement-

“Unë e kam thënë edhe më herët por po e them edhe tash. Vetëvendosje është derivat i PDK-së mund ta kem edhe gabim, por po e shprehi mendimin tim. Një numër i tyre nuk kanë qenë asnjëherë korrekt as ndaj presidentit Rugova”, ka thënë Beqiri në Klan Kosova.
Kujtojmë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë akuzuar deputetët e LDK-së për mos dhënien e nënshkrimeve për hetimin e SHIK-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera