Ish kryesuesi komunal nga PDK, menaxher në Ndërmarrje Rajonale
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 13 April 2018
Kujtim Xhelili është zgjedhur Menaxher i Njësive Operative në Ndërmarrjen Rajonale KUR Prishtina në 18 janar 2018. Kjo nuk është hera e parë që ai punon në këtë ndërmarrje. Për gjashtë vjet (2009-2015) ka qenë në krye të Bordit të kësaj ndërmarrjeje.
Kujtim Xhelili, kryesues i kuvendit komunal nga PDK në Shtime në periudhën 2009-2013, është emëruar menaxher i Njësiteve në Ndërmarrjen Rajonale të Ujësjellësit Prishtina. Ai është i afërm i deputetit të PDK-së, Fatmir Xhelili.
Kujtim Xhelili është zgjedhur Menaxher i Njësive Operative në Ndërmarrjen Rajonale KUR “Prishtina” më 18 janar 2018. Kjo nuk është hera e parë që ai punon në këtë ndërmarrje. Për gjashtë vjet (2009-2015) ka qenë në krye të Bordit të kësaj ndërmarrjeje.
Gjatë kohës sa Xhelili ka qenë në bordin e kësaj ndërmarrje janë regjistruar disa skandale dhe ambasadat kanë reaguar për politizim në udhëheqjen e kësaj ndërmarrjeje.
Por, para kësaj pozite, Xhelili thotë se ishte i papunë për tri vite. I kontaktuar nga Gazeta JNK, Xhelili thotë se nuk ka pasur ndikim politik në përzgjedhjen e tij pavarësisht të kaluarës së tij me PDK-në dhe afrisë familjare me deputetin e kvsaj partie, Fatmir Xhelili.
“Nuk jam vëllai i tij [Fatmir Xhelilin], e kam kushëri. Që nga viti 2015 deri në 2018 kam qenë pa punë. Kjo besoj tregon shumë. Nuk ka pasur ndikim politik”, tha ai.
I pyetur nëse është anëtar i PDK-së, Xhelili thotë që prej vitit 2013, kur e ka përfunduar punën e kryesuesit të kuvendit komunal në Shtime, nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e partisë.
“Unë kam qenë aktivist i PDK-së, por kurrë librezë të partisë nuk kam pasë në xhep. S’ka pasë ndikim. Prej 2013 kur e kam përfundu në kuvend nuk kam pasë asnjë aktivitet politik, as në zgjedhjet e fundit”, tha Xhelili për Gazetën Jeta në Kosovë.
Gazeta ka pyetur edhe zyrën për informim në këtë ndërmarrje për emrat e kundër-kandidatëve të tij, por fillimisht ata i kanë thënë Gazetës së duhet interpretim ligjor nga AMDP-ja për t’i bërë publik kundër kandidatët.
“Të lutem dërgo shkresë/kërkesë zyrtare për çfarëdo emri që ju duhet, me pas ne do të kërkojmë interpretim Ligjor nga Agjencioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.
Më pas, Gazeta ka insistuar për emrat duke i sqarues zyrës për informim që nuk po të kërkon qasje në dokumente publike, po qasje në informatë.
“Pas konsultimeve që patëm me kryeshefin, u vendos që të ju dërgohen emrat e tre kandidateve të tjerë, pasi që kanë qenë publik dhe po ashtu të vendosura në tabelën zyrtare të kompanisë. Kandidatët kanë qenë: Kujtim Xhelili, Naim Mujaj, Gani Krasniqi dhe Driton Mulaj”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Gazeta ka kontaktuar Naim Mujajn, si kundër-kandidatin e Kujtim Xhelilit, pasi ai ka bërë ankesë në Inspektorat të Punës, por i njëjti nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.
Ndërsa zyra për informim në KUR Prishtina thotë se kanë marrë vendim pozitiv nga Inspektorati i Punës.
“Inspektorati i Punës me vendimin e datës 13.03.2018 e ka mbështetur/vërtetuar vlerësimin e Komisionit te Kompanisë”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Për pozitën e Menaxherit te NJOU-ve konkursi është publikuar më 30 nëntor 2017. Për këtë pozitë kanë aplikuar gjithsej 14 kandidatë.
“Vetëm 4 kandidatë i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit. Testi, i cili është mbajtur me 15.01.2018 i janë nënshtruar vetëm 3 kandidatë. Ndërsa për intervistë, e cila është mbajtur më 18 janar 20108, janë kualifikuar vetëm dy kandidatë. E në intervistë kandidati me i suksesshëm është shpallur Kujtim Xhelili”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të kësaj kompanie.
Kujtim Xhelili ka qenë drejtor i Bordit të KUR Prishtina në vitet 2009-2015. Paraprakisht për një vit drejtor në Trepçë. Ndërsa deri në vitin 2008 ishte drejtor në Institutin Special në Shtime.
Ai është ekonomist i diplomuar në UP, ndërsa gradën master në ekonomi e ka marrë në kolegjin Globus në vitin 2014.
Të tjera
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...