Kuvendi ende në terr informativ rreth deportimit të shtetasve turq
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 13 April 2018
Deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ngjarje kjo e datës 29 mars, vazhdon të mbetet një zhvillim me shumë të panjohura, jo vetëm për opinionin publik, por edhe për krerët e shtetit dhe institucionet më të larta të Kosovës.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ende nuk ua ka dorëzuar raportin rreth këtij rasti institucioneve më të larta vendore.
Përveç një raporti informues, të cilin deri më tani e ka prezantuar vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, institucionet tjera vazhdojnë të pohojnë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar rreth asaj se si ndodhi që Kosova deportoi gjashtë shtetasit turq, të cilët deri në ditën e dëbimit, kishin leje valide qëndrimi në Kosovë.
Të premten, pritej që zëvendësshefi i Agjencisë së Inteligjencës, Latif Merovci të raportojë para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, por ky raportim nuk ndodhi. Ishte hera e katër që ky Komision kishte kërkuar këtë raportim.
Kryetarja e Komisionit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se po bëhet e pamundur të ketë një kontroll ligjor demokratik mbi Agjencinë e Inteligjencës.
“Komisioni unanimisht konstaton që nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik apo anën ligjore të kontrollit demokratik mbi AKI-në. Ne do të mundohemi që në bazë të kompetencave që i kemi, bashkërisht të gjejmë rrugë për të funksionuar si komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse”, tha deputetja Musliu.
Në ditën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kishin deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.
Si kundërreagim, kryeministri Ramush Haradinaj më pas pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.
Në bazë të një rezolutë të miratuar nga Kuvendi, pas një seance të jashtëzakonshme, është iniciuar edhe formimi i një komisioni hetimor parlamentar për t’i ndriçuar rrethanat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Deputeti Ilir Deda, nga Alternativa ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shpreson që përmes këtij Komisioni, do të dalin para drejtësisë personat që sipas tij kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Të gjashtë shtetasit turq u arrestuan dhe u dëbuan me një aeroplan të Shërbimit të Inteligjencës Turke më datë 29 mars vetëm pak orë pasi u arrestuan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Ankaraja i ngarkon ata me dyshimin se janë anëtarë të organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim puçi në korrik të vitit 2016.
Dëbimi i shtetasve turq me leje qëndrimi në Kosovë kishte nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian.
“Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve që kanë jetuar ligjërisht në Kosovë, ngrit pyetje për respektimin e procesit të rregullt gjyqësor”, thuhet në qëndrimet e BE-së.
Nga Brukseli, Kosovës i ëshët bërë me dije se sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian.
Po ashtu, BE kishte rikujtuar institucionet e Kosovës se procedurat arbitrare lidhur me arrestimin, ndalimin apo azilin janë kundër këtyre parimeve evropiane.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...