Rozë

Meghan Markle transformon familjen mbretërore?

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 11 April 2018

Londër, 11 prill– Princi Harry dhe Meghan Markle do të formojnë një çift të angazhuar që do të transformojë imazhin e monarkisë britanike, theksoi Andrew Morton, biografi i Meghan Markle, në një intervistë.

”Pas martesës së saj, më 19 maj, amerikania do të bëhet pjesë e ‘Katër Fantastikëve’, gjenerata e re në zemër të familjes mbretërore, një institucion që ajo dëshiron të kontribuojë për t’u transformuar”, citon AFP autori, transmeton ATSH.

“Meghan dhe Harry do të formojnë një çift me shumë influencë. Së bashku, ata mund të sjellin ndryshime të rëndësishme”, konfirmoi Andrew Morton, biografia e paautorizuar për Meghan Markle “Meghan: A Hollywood Princess”, u publikua të enjten.

-Advertisement-

“Ata do të konsiderohen si më militantë sesa çiftet e mëparshme mbrerërore”, thekson autori, i cili është takuar me dhjetëra të afërm të çiftit dhe anëtarë të shtëpisë mbretërore për të realizuar veprën e tij.

Ai parashikon se Harry dhe Meghan do të jenë fytyra e familjes mbretërore në vendet e Commonwealthit, veçanërisht në Afrikë, ndërkohë që vëllai i madh i Harry, princi William, i dyti në radhë për fronin dhe bashkëshortja e tij Kate do të përfaqësojnë monarkinë në Britaninë e Madhe.

“Vëzhguesit e familjes mbretërore shikojnë tashmë drejt të ardhmes dhe parashikojnë se monarkia do të transformohet thellësisht”, thekson ai.

“Kjo e ardhme do të formohet nga William, Harry, Kate dhe Meghan. Meghan do të bëhet pjesë integruese e ‘Katër Fantastikëve”, shton Morton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera