Deputetja kërkon përfshirjen e Thaçit e Veselit në aktakuzën e “Prontos”
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 07 April 2018
Një deputete e VV’së ka kërkuar nga Prokuroria Speciale përfshirjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në aktakuzën e aferës Pronto. Albulena Haxhiu, një ditë pas ngritjes së aktakuzës ndaj 11 zyrtarëve të PDK’së, ka thënë se akuza duhet të zgjerohet në përmbajtje dhe në njerëz. Ka thënë se pronto tregon më së miri kapjen e shtetit nga Partia.
Edhe Albulena Haxhiu, deputete e VV’së, ka kërkuar zgjerimin e aktakuzës ndaj zyrtarëve të PDK’së në aferën Pronto. Ka thënë se aty si të akuzuar duhet të jenë Presidenti dhe Kryeparlamentari.
“Aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e poashtu aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto”, ka shkruar Haxhiu.
Të premten, në orën 16, kur po përfundonte orari i punës, Prokuroria Speciale lëshoi njoftimin se ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve të PDK’së, të cilët akuzohen për punësime partiake e dëmtim të Shtetit.
Kësaj liste i prin Adem Grabovci i pasuar nga Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Njazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti etj.
Pavarësisht këtyre emrave, Albulena Haxhiu thotë se të akuzuarit kanë qenë vetëm shërbëtorë të krerëve të PDK’së.
“Pra të gjithë e kemi të qartë se punësimet e Thaçit e Veselit, ishin me qëllim të kontrollit mbi gjithçka përmes njerëzve të tyre të dëgjueshëm. Grabofci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit”, ka shtuar ajo.
“Pak a shumë aty kemi kuptuar se pse në Kosovë asgjë nuk funksionon siç duhet dhe pse ka aq shumë korrupsion e krim të organizuar! Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizoj kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim! Shkeljet e aferës Pronto mund të zbërthehen lehtësisht në Kodin Penal. Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar dhe Ushtrimi i Ndikimit janë edhe dy vepra tjera penale të cilat prokuroria i ka shpërfillur”, ka propozuar Haxhiu.
Hetimet e Prokurorisë Speciale nisën vitin e kaluar, pasi portali ‘Insajderi’ publikoi disa përgjime telefonike ku zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dëgjohen tek punësojnë njerëz nëpër poste të larta shtetërore. Pas kësaj, Adem Grabovci kishte dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ishte eliminuar edhe nga gara për t’u bërë deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ndaj Adem Grabovcit dhe disa zyrtarëve të tjerë të PDK’së kishin nisur hetimet kur Insajderi publikoi përgjimet në të cilat dëgjoheshin zyrtarët e shtetit duke bërë pazare me vende pune në sektorin publik. Grabovci bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin etj. caktonin nëpër pozitat e larta publike militantë të PDK’së
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...