Lajme

Detaje për vdekjen e 4 vjeçares nga zjarri

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 07 April 2018

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare. Mësohet se banesa ka qenë pronë e një femre-shtetase e Shqipërisë.

Zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po merret me rastin.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin.

“Me 07.04.2018 rreth orës 06:15 ne lagjen Ulpiana -Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, ka thënë Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera