Lajme

Lista Serbe nuk e ka braktisur Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 07 April 2018

Lista Serbe është deklaruar se ka dalë në opozitë. Por zyrtarët e saj nuk kanë braktisur funksionet në Qeveri dhe as privilegjet shtetërore që rrjedhin nga këto funksione, shkruan sot Koha Ditore.

Detyrat vazhdojnë t’i ushtrojnë zëvendëskryeministri dhe ministri për Komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, si dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Po kështu edhe gjashtë zëvendësministra. Krahas tyre, edhe armata e nëpunësve politikë të emëruar, përfshirë këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës.

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku zhvillon veprimtarinë zëvendëskryeministri Jevtiq, kanë konfirmuar për të se nuk e ka braktisur ende zyrën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera