Lajme

KQZ e gatshme të organizojë zgjedhje kurdo që kërkohet

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 05 April 2018

Dalja e Listës Serbe nga Qeveria për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje. Mirëpo, jo duke e rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar nga partitë tjera një marrëveshje që të dakordohen për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një konferencë të mbajtur për mbledhje ditë më parë, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Bytyqi ka thënë se kjo qeveri nuk mund të vazhdoj më tutje dhe se sipas tij vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Tash kemi një gjendje krejt të re. Sot kemi në pushtet një qeveri që ka vetëm 40 deputet janë 350 mijë vota në opozitë deputet pra shumicë me 350 mijë vota në opozitë, ndërkaq pozita ka deputet që kanë që kanë vetëm rreth 200 mijë vota. Një qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin më tutje. Dhe si rrjedhim zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë ”, pati thënë Hoti.

-Advertisement-

Por se a është i gatshëm Komisioni Qendror Zgjedhor të organizojë zgjedhjet, ka treguar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Ai ka thënë për lajmi.net, se KQZ e ka detyrim kushtetues organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, kurdo që kërkohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka detyrim kushtetues organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, kurdo që një gjë e tillë kërkohet. Përgatitjet për organizimin e një procesi zgjedhor fillojnë vetëm pas shpalljes së tij|, ka thënë Elezi.

I pyetur se sa do t’i duhej kohë dhe buxhet KQZ-së për këto zgjedhje, ai ka thënë se ende nuk kanë bërë asnjë planifikim.

“Ne ende nuk kemi asgjë në këtë drejtim, prandaj nuk kemi bërë planifikime lidhur me buxhetin. Nëse do të kërkohej diçka e tillë nga KQZ-ja sigurisht se me kohë do të bëjmë planifikimet”, theksoi Elezi.

Kujtojmë, se duke u bazuar në raportin e shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve ishte në shumën: 4 milionë e 38 mijë e 768 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera