Lajme

Ndalohet shtrimi i kubëzave jashtë kriterit

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 05 April 2018

Komuna e Malishevës përmes një kumtese për shtyp ka bërë të ditur se sot gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e trotuarit nga shkolla e Damanekut, deri në Bubël, punëkryesit i është ndërprerë shtrimi i kubëzave në trotuar, pasi nuk i ka plotësuar kriteret e parapara.

Inspektimin është bërë nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësi i realizimit të këtij projekti.

“Trotuari Damanek-Bubël, ka një gjatësi prej 1450 metrave dhe ndërtimi i këtij trotuari bëhet me qëllim të lehtësimit në udhëtimin dhe sigurinë e nxënësve nga Bubli, të cilët shkojnë në shkollën në Damanek. Ndërtimi i këtij trotuari financohet nga Komuna e Malishevës”, bëhet e ditur tutje, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Gjatë inspektimit të punimeve, është vërejtur se operatori, nuk e ka respektuar kriterin e trashësisë së kubëzave, dhe për këtë, është urdhëruar që t’i largojë kubëzat nga pjesa e shtuar dhe të shtrohen sipas kriterit të paraparë të trashësisë. Sipas dokumentacionit të këtij projekti, trashësia e kubëzave duhet të jetë 8 cm, ndërsa kubëzat që kishin filluar të shtrohen ishin me trashësi prej 6 cm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera