Kosova nga MSA-ja humbi 46 milionë euro, por rriti eksportet
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 05 Prill 2018
Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit (MSA), nga Kosova me Bashkimin Evropian, para dy viteve ka ndikuar në mbledhjen e të hyrave. Nga kjo marrëveshje, Kosova ka humbur miliona euro, por ka rritur eksportet. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, MSA ka pasur ndikime në Buxhetin e Kosovës në shumë prej 46 milionë euro, por ka pasur ndikime pozitive në eksport të mallrave.
Se do të ketë ndikime në të hyra nga marrëveshja e MSA-së që kishte filluar të aplikohet më 1 prill të vitit 2016 kishte paralajmëruar edhe Banka Botërore, duke thënë se janë rreth 70 për qind të të hyrave nga Dogana, të cilat rrezikojnë të bien dhe ato të hyra duhet të kompensohen me të hyra brenda kufirit.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Telegrafin se pavarësisht ndikimeve negative në mbledhjen e të hyrave, MSA ka rritur eksportet e Kosovës.
“Nuk mund të quhen humbje, por ndikimi i MSA-së gjatë vitit 2016 ka qenë 16 milionë euro, kurse në vitin e dytë rreth 30 milionë euro. Por, nëse shikohet rritja e eksportit, e cila ka rritje me mbi 30 për qind, atëherë mund të konkludohet se MSA ka favorizuar ekonominë e Kosovës”, tha Stavileci.
Sipas tij, eksportet dhe importet nga viti i parë i MSA-së krahasuar me atë të dytin kanë shënuar rritje.
“Në vitin e parë të MSA-së, viti 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së kanë qenë 50.6 milionë euro, deri sa në vitin e dytë eksportet me këto vende kanë qenë 75 milionë euro. Gjithashtu dhe importet kanë shënuar rritje. Importet nga vendet e BE-së për vitin 2016 ishin 1.1 miliard euro, kurse në vitin 2017 importet arritën në 1.3 miliard”, tha Stavileci.
Po ashtu, duke u referuar në të dhënat e Doganës, vendet ku ne dërgojmë më së shumti produkte janë Gjermania me vlerë prej 17 milionë eurosh, ndjekur nga Britania me 11 milionë euro, Austria me 10 milionë euro, Bullgaria me afër 9 milionë euro, Italia me 5.4 milionë euro dhe Danimarka me 3.5 milionë euro.
Kurse, udhëheqësja e Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli, tha për Telegrafin se Kosova me anë të kësaj marrëveshje ka marrë obligime në aspektin ekonomik.
“Nga kjo marrëveshje, Kosova ka marrë përsipër një varg të obligimeve, sidomos në aspektin ekonomik, respektivisht në fushën e tregtisë, të cilat i obligojnë institucionet e vendit që të jenë më të përkushtuara në përmbushjen e tyre, në mënyrë që MSA të sjell përfitimet e pritura për vendin”, tha për Telegrafin, Sytrime Dervisholli.
Kosova nga MSA-ja, sipas saj, mund të përfitoj ndihma financiare dhe teknike me qëllim të nxitjes së zbatimit të reformave për të përmirësuar ekonominë.
“Kosova do të mund ta përfitoj nga BE-ja në përgjithësi dhe nga MSA-ja në veçanti, është ndihma financiare dhe teknike. Ky lloj i mbështetjes pritet të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e zbatimit të reformave që kanë të bëjnë me arsim, trajnim, shërbim bankar dhe financa, promovim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe stabilizim makro-ekonomik. Përveç kësaj, një pjesë e ndihmës financiare të BE-së sigurohet në formë të granteve që do t’i shpërndahen sektorit industrial dhe bujqësor për të përmirësuar ekonominë e Kosovës”, tha ajo për Telegrafin.
Dervisholli ka thënë se me anë të MSA-së, Kosova do të bëjë zhvillimin gradual të Zonës së Tregtisë së Lirë me BE-në, qasje të plotë të produkteve kosovare në vendet e BE-së si dhe qasje të tjera, për përmirësim të mjedisit afarist dhe rritje të konkurrencës së bizneseve.
Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, ka thënë për Telegrafi se MSA-ja ka pasur ndikim pozitiv në biznesin të cilin e drejton.
“Realisht për dallim nga CEFTA, me MSA-në Qeveria e Kosovës ka qenë më e kujdesshme, me produktet të cilat prodhohen në Kosovë dhe eksportohen, kjo Marrëveshje e ka pasur një ndikim pozitiv”, tha për Telegrafin, Shaqir Palushi.
Ai tha se biznesi kosovar është duke i plotësuar standardet e vendosura me marrëveshjen e MSA-së.
“Biznesi kosovar është duke i plotësuar standardet dhe dita-ditës eksporti po rritet. Dëshmi është se bizneset tona po eksportojnë, ndoshta jo në sasi të mjaftueshme, gjithsesi janë të shumta ato biznese që eksportojnë drejtë BE-së. Deri më tani, ne si kompani nuk kemi pasur asnjëherë vështirësi, ne vazhdojmë të eksportojmë në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.
Mirëpo, Palushi tregon se bizneset ende kanë probleme me sigurimin e vizave.
“Fatkeqësisht kemi probleme me viza dhe ato janë të përditshme dhe mos marrja e këtyre vizave, shpesh na vështirëson pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, që ne të njihemi për së afërmi me bizneset dhe të lidhim bashkëpunime, kjo në këtë rast për biznesin është një humbje e madhe”, shtoi biznesmeni Shaqir Palushi.
Kosova ka lidhur marrëveshje për 99.7 për qind të produkteve të saja, kështu që 0.3 për qind e produkteve nuk janë pjesë e marrëveshjes. 1,204 produkte apo 68.56 për qind do të liberalizon menjëherë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Në këtë grup janë 160 produkte bujqësore të cilat lirohen nga detyrimet doganore. Pjesa e mbetur prej 541 produktesh bujqësore do të liberalizohen brenda 5, 7 dhe 10 vjetësh pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
Ndërsa, sa u përket produkteve industriale Kosova ka rënë dakord me BE-në që 4,763 apo 69.84 për qind nga 6,819 produkte të liberalizohen menjëherë, ndërsa 1,740 produkte lirohen nga detyrimet doganore, e 2,056 produktet e mbetura industriale do të liberalizohen brenda 5 dhe 7 vjetësh pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...




























