Prishtina bëhet me Akademi të Animacionit
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 April 2018
Akademia e Animacioniot tashmë është themeluar në Komunën e Prishtinës. Kjo akademi ka për qëllim aftësimin e të rinjëve në fushën e animacionit dhe është themeluar nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim më Anibarin.
Mirëpo, për t’u bërë pjesë e kësaj akademie mundësi do të kenë gjashtë nxënës të shkollave të mesme, ku thirrja për aplikim do të hapet gjatë kësaj jave dhe do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji.
Sipas drejtorit të Kulturës së Komunës së Prishtinës, Ylli Rugovës synim i kësaj akademie janë të rinjtë e shkollave të mesme, shkruan Infokusi.
“Duke i bërë bashkë pajisjet dhe ambientin ne kemi ftuar Anibarin që të na ndihmojë në përpilim të programit dhe në organizim të kurseve për të rinjtë e Prishtinës. Kemi pasur fatin që Anibari ka qenë shumë i hapur në këtë drejtim dhe ata kanë ardhur me projektin e tyre, të cilin e financojnë në mënyrë që ky kurs për të rinjtë tanë të jetë falas”, tha Rugova.
Ndërsa, drejtori i Anibarit, Vullnet Sanaja tha se programi është dizajnuar në atë mënyrë që të përfshijë bazat e animacionit me qëllim të mësimit sa më të lehtë nga të rinjtë.
“Kjo fokusohet në katër lëndë, të cilat do të ligjërohen gjatë muajve në vijim, duke filluar prej majit. Këto janë tregimi i storieve, më pas është regjia ku do të kemi edhe pjesën e editimit dhe montazhës, dizajn i animacionit, si dhe bazat e softuerëve, do të thotë kanë për të mësuar softuer të ndryshëm, të cilët ju nevojiten në mënyrë që me filluar dhe me i krijuar filmat e tyre”, bëri të ditur ai.
Sipas tij, këto lëndë do të ndërlidhen me njëra-tjetrën dhe në fund animatorët e rinj të jenë të gatshëm të bëjnë një film, i cili do të shfaqet në festivalin e Anibarit.
Për këtë program nxënësit do të kenë 5 mësimdhënës dhe do të mbajnë mësim 8 orë në javë.
Akademia e Animacionit gjendet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania” të Prishtinës. /INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Kadri Veseli për herë të parë deklaratë në seancë: Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë proces
Për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, ka folur në një...
-
Italia me kritikën më të ashpër që nga ndezja e luftës: Nuk justifikohen sulmet ndaj civilëve në Gaza
Italia tha të hënën se sulmet izraelite ndaj civilëve palestinezë në Gaza nuk...
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ...
-
Avokati Ben Emmerson: Trupi gjykues ka bërë pyetje më shumë se mbrojtja e Kadri Veselit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se më shumë pyetje për dë...
-
Fitimet industriale të Kinës shënojnë një rritje prej 4.3% në katër muajt e parë
Në prill, kopmanitë industriale të Kinës mbi madhësinë e përcaktuar, panë një...
-
“Vuçiqi gjembë në sytë e perëndimorëve” – Petkoviq nervozohet pas avancimit të statusit të Kosovës në NATO
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se ...
-
Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron protestë: Kërkojmë rritje të pagave
Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësitë e saj...
-
AGK: Kuvendi të përmirësojë projektligjin për KPM-në pas qortimit të ashpër nga ana e KiE-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media tha se Kë...
-
Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për qëndrimet e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Ital...
-
Borrell shprehet i tmerruar nga sülmi izraelit në Rafah ku u vr ānë edhe fëmijë
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se është i tmerruar ...
-
Kurti: Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë të dijes sonë kombëtare
Në edicionin e 21-të të “Javës së Bibliotekës” në Bibliotekën Kombëtare të Ko...
-
Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin euroatlantik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parl...