Sport

Chelsea rrezikon të humbasë 9 futbollistë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 03 April 2018

Chelsea do të ketë përpara verën më të vështirë që kur skuadrën londineze e drejton manjati rus, Roman Abramovich, me trajnerin Conte në prag të largimit, si edhe shumë futbollistë në fundin e kontratës.

Nëse për trajnerin italian largimi ka një kosto prej 9 milionë paundësh, duket se vështirësitë më te mëdha Abramovich i ka për të ruajtur pjesën tjetër të skuadrës. Në qendër të vëmendjes janë Hazard dhe Courtois, për të cilët nuk është arritur ende marrëveshja për rinovim.

Por bashkë me Hazard dhe Courtois në dyshim është edhe e ardhmja e disa futbollistëve të tjerë si, Fabregas, Pedro, Cahill, David Luiz dhe francezi që erdhi në janar Giroud. Të gjithë këta futbollistë kanë edhe 12 muaj në kontratat e tyre dhe bisedimet për rinovim nuk kanë nisur ende, ndërsa nuk është plotësuar vendi i lënë bosh nga drejtori teknik Michael Emenalo, i shkarkuar në nëntor.

-Advertisement-

Në dyshim të madh është edhe e ardhmja e dy futbollistëve që janë dhënë me huzim, Batshuay te Dortmund dhe Zouma te Stoke City, për të cilët nuk është bërë asnje manovër.

Chelsea të dielën mori një goditje të rëndë nga Tottenham, e cila e ka nxjerrë nga korsia e Champsions League, duke bërë që sezonin e ardhshëm të nisë sezonin në një nivel më të ulët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera