Shpresat te Lista Serbe
Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 03 April 2018
Ndonëse deputetët e Listës Serbe javën e kaluar janë ulur në ulëset e opozitës në Kuvend, zyrtarët e Qeverisë ende shpresojnë se ministrat e partisë më të madhe serbe do ta vazhdojnë punën në ekzekutiv.
Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pret që Lista Serbe ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin për t’u larguar nga Qeveria.
“Shpresoj që Lista Serbe do ta ketë një pozicion më racional dhe do ta rishqyrtojë vendimin e vet”, ka thënë Matoshi.
Matoshi madje nuk është përgjigjur nëse po planifikojnë t’i zëvendësojnë ministrat e Listës Serbe me arsyetimin se po presin që ky subjekt politik ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin për dalje nga koalicioni qeverisës.
Gazeta “Zëri” ka bërë përpjekje të vazhdueshme që për këtë çështje t’i kontaktojë edhe drejtuesit e Listës Serbe, por këta të fundit nuk janë përgjigjur nëpërmjet telefonit.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se drejtuesit e Qeverisë do t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat Listës Serbe në këmbim të kthimit të tyre në koalicion.
Të tjera
-
Stano konfirmon takimin e kryenegociatorëve në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi
Të enjten e 24 tetorit, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve...
-
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente në Prizren me vlerë 1 milion euro
Sot janë nënshkruar dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energji...
-
Postera provokues për Policinë e Kosovës, plazmën e VV-në vendosen në veri të Mitrovicës
Disa postera janë vendosur në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të veriut të pre...
-
Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit
Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit. Kështu bëhet e ditur në ...
-
Shpëtohet një shtetase bullgare e ngujuar në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se në një operacion g...
-
Ministria e Mbrojtjes mohon se FSK-së i ka humbur një dron
Ministria e Mbrojtjes e ka mohuar se FSK-së i ka humbur një dron. Nëpërmje...
-
Policia shqiptoi mbi 2500 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne,...
-
Gjakovarit i vidhet vetura në parking
Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjed...
-
Kriza e tregut të automjeteve elektrike në Gjermani – shumë klientë po i kthehen automjeteve me benzinë dhe naftë!
Që nga fillimi i vitit, numri i atyre që blenë një automjet të ri dhe zëvendë...
-
Tragjike! Mbytet varka me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë
Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Brit...
-
Haradinaj udhëton drejt SHBA-së, paralajmëron takime me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHB...