Lajme

Parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 03 April 2018

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kjo gjendje stabile e motit do të mbretërojë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.

Dita e mërkurë parashihet t’i shënojë vlerat  e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta.

-Advertisement-

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja deri të enjten me shpejtësi deri 6m/s , derisa ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera