Sport

A do të ketë Allegri ‘formulën’ edhe për Realin

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 02 April 2018

Skuadra e Allegrit e ka mposhtur Milanin me rezultatin 3:1, në kampionatin italian Serie A, shkruan infokusi.

Deri te momenti i zvendësimeve të Allegrit situata në fushë ishte e barazpeshuar, por me aktivizimin në lojë të Cuadrado dhe Douglas Costa zhvillimet në fushë ndryshuan rrënjësisht ku në fund kjo filozofi dhe zëvendsimet e trajnerit të Juves dolën të qëlluara.

Por nuk ka kohë për të festuar sepse të martën kthehet Liga e Kampionëv ku Juve do të përballet me Realin e Madridit.

-Advertisement-

Në fakt, kundër kampionëve të Europës në fuqi do të duhet një tjetër magji e Allegri-t. Ndoshta do të kthehet në dispozicion Mandzukic, ndoshta Cuadrado do të mund të aktivizohet më shumë se 25 minuta në këmbë, ndoshta edhe Alex Sandro do të jetë në dispozicion, por do të mungojnë të skualifkuarit Benatia dhe Pjanic.

Allegri shpreson të gjejë një tjetër zgjidhje për enigmën e radhës: kundër Milan kanë qenë vendimtarë aktivizimet e Douglas Costa dhe Cuadrado, me Tottenham, në ndeshjen e kthimit, kur duhej të shënoheshin dy gola  për t’u kualifikuar, kanë qenë vendimtarë aktivizimet e Lichtsteiner dhe Asamoah.

Metoda Allegri po vazhdon të japë rezultate për “Zonjën e Vjetër” dhe bardhezinjtë do të kenë nevojë për një tjetër gjetje të tij të martën në mbrëmje kundër Real Madrid. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera