Sport

Mirel Josa me kritika pas barazimit me Vëllaznimin

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 31 March 2018

Prishtina ka barazuar 2:2 me Vëllaznimin në një ndeshje tejet interesante të luajtur në Pejë.

Gjakovarët të dy golat i kanë realizuar në kohën shtesë.

Pas sfidës, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka pasur kritika ndaj futbollistëve të tij.

-Advertisement-

“Nuk ka siguri në futboll. Por, duhet të ishim më të kujdesshëm, sidomos në mosbërjen e goditjeve të dënimit. Nuk ka asnjë llojë arsyetimi në këtë drejtim. Këtu nuk mund t’i ulë meritat ekipit të Vëllaznimit që ngulmoi edhe pas disavantazhit 2:0”, deklaroi Josa për SuperSport.

“Ne thjeshtë duhej të ishim më të kujdesshëm në qarkullimin e topit që mos t’ia dorëzonim Vëllaznimit. Sinjalet nuk janë të mira”, përfundoi Josa.

Prishtina mbetet e dyta në renditje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera