Lajme

Biznesi amerikan në Shqipëri kundërshton vendosjen e taksës rrugore

Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 31 March 2018

Taksa e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë në Rrugën e Kombit është kundërshtuar nga biznesi amerikan që operon në Shqipëri. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë e ka quajtur të pakuptimtë vendosjen e kësaj takse nga Qeveria e Shqipërisë, e cila i ka shpallur si prioritet investimet në turizëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford.

Qeveria e Shqipërisë, në strategjinë e saj për të tërhequr investitorë në sektorin e turizmit, në paketën fiskale për vitin 2018, ka shtuar mjaft lehtësira për sektorin e turizmit. Janë zëruar taksat në infrastrukturë për hotelet me 5 yje, ndërkohë që është zëruar edhe tatimfitimi për një periudhë 10-vjeçare për të njëjtat hotele si dhe është ulur TVSH-ja në 6 % edhe për furnizimin e shërbimeve të tjera që ofrohen në hotel përveç shërbimit të fjetjes që vlen për gjithë sektorin. Një lehtësi tjetër është përjashtimi nga taksat mbi ndërtesat të strukturave akomoduese “Hotel me pesë yje, status special”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera