Vuçiq tregon se a mendon ta dërgojë ushtrinë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 28 March 2018
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë për televizionin publik serb ka thënë se nuk dëshiron të flasë për spekulimet dhe shkrimet e disa medieve se të hënën ka qenë i gatshëm ta dërgonte ushtrinë në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Unë me Kushtetutë jam kompetent për komandim të ushtrisë së Serbisë dhe puna ime është të mbrojë popullin tonë dhe qytetarët e vendit tonë. Po ashtu, me Kushtetutë Kosova është territor i Serbisë për të cilin janë disa rregulla të posaçme dhe ne ato i respektojmë, por këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.
Sipas tij, kjo do të thotë se nuk ka tyta të gjata dhe nuk ka forca të armatosura në veri pa leje të bashkësisë serbe, gjë që është rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit dhe në ujdi me NATO-n.
“Nuk kam marrë vendim ta dërgojmë ushtrinë, po ta kisha marrë do të ishit njoftuar. Shpresoj se edhe nuk do ta marr vendimin dhe do të bëj çdo gjë që këtë vendim të mos e marr kurrë, por, kuptohet se kjo është njëra nga mundësitë të cilën gjithmonë e shqyrtoj, është e drejta ime dhe detyrim imi kushtetues, që këtë ta bëj kur rrezikohet vendi dhe populli im”, ka thënë Vuçiq.
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...