Kombëtarja U-19 e gatshme për sprovën kundër Sllovakisë
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 27 March 2018
Kanë vazhduar përgatitjet e Kombëtares U-19, për ndeshjen e fundit kundër Sllovakisë në kuadër të rrethit elitë për Kampionatin Evropian Finlanda 2018, shkruan infokusi.
Pas analizave të dy ndeshjeve të kaluara, kudër Portugalisë dhe Republikës së Irlandës, Shtabi teknik ka arritur të identifikojë lëshimet, gabimet dhe pikat e dobëta të djemve të Kombëtares U-19, ndaj fokusi i sotëm në seancën e fundit stërvitore ishte në përmirësimin dhe mënjanimin e këtyre dobësive.
Atmosfera në ekip është e mirë me një zotim të të gjithëve për ta bërë paraqitjen sa më të mirë në përmbyllje të garave në rrethin elitë. Edhe gjendja shëndetësore sipas fjalëve të mjekut të Kombëtares U-19 dr. Milazim Gjocaj, vazhdon të jetë e mirë e qëndrueshme me përjashtim të ndonjërit që kërkon trajtim më të shtuar por që nuk janë të tilla sa të mos aktivizohen.
Ndeshja kundër Sllovakisë do të zhvillohet sot në stadiumin “dr. Machado de Matos” në Felgueiras prej orës 17.00 sipas kohës lokale( apo prej orës 18.00 në Kosovë). Pas seancës stërvitore deklaruan:
Jemi të vetëdijshëm që do të jetë jashtëzakonisht vështirë sepse fakti tregon në dy ndeshjet në këtë elitë round, kemi të bëjmë me skuadra të forta e cilësore. Madje jashtëzakonisht cilësore, edhe nga aspekti fizik shumë të forta, që tregon edhe fizikusi i futbollistëve që përgatitja e tyre është e lartë sikur edhe komponimi i skuadrave është në nivel të mirë dhe të qëndrueshëm. Por, pavarësisht prej mangësive dhe dobësive që i kemi, do të mundohemi që në ndeshjen e tretë të japim gjithçka nga vet vetja. Në dy ndeshjet si në të parën edhe në të dytën bëmë gabimet e njëjta dhe do të përpiqemi që të mos i përsërisim, të i korrigjojmë ato dhe sigurisht do të japim maksimumin për një rezultat pozitiv dhe që mos ta humbim edhe ndeshjen e tretë. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe futbollistët dhe do ta japin maksimumin në këtë ndeshje.
Ndonëse tashmë e dimë që nuk mund të kualifikohemi,por ne do të angazhohemi me të gjitha forcat dhe me pak fat do të arrijmë fitore edeh pse nuk do të jetë aq lehtë.
Edhe pse i kemi pasur dy humbje, mendojë se jemi përgatitur mirë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe në fushë do të japim maksimumin dhe shpresojë e besojë se kësaj radhe në këtë ndeshje do të shënojmë fitore.
Kjo është ndeshja e fundit dhe duhet të kemi motiv për fitore sikur që duhet ta kemi të qartë se jemi në mesin e 28 ekipeve më të mira që kanë luftuar për kualifikim dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje.
Të tjera
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...