Sport

Panucci: Zhegrovës i uroj suksese

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 25 March 2018

Trajneri Kristian Panuçi, foli në prag të ndeshjes me Norvegjinë në konferencën për shtyp.

Ai u shpreh se ekipi është gati, por për formacionin do vendosë në darkë. Gjithashtu, një koment edhe për lojtarët U21, apo edhe Zhegrovën.

Mendimi për gjendjen e grupit, pas këtyre ditëve stërvitje…

-Advertisement-

Skuadra ka punuar mirë, ka punuar seriozisht. Është një moment delikat i sezonit, ku lojtarët largohen nga ekipi i tyre dhe vijnë me Kombëtaret. Jemi gati për Norvegjinë. Kemi punuar shumë gajtë këtyre 8 ditëve.

Jeni fokusuar tek kjo miqësore apo tek ndërtimi i skuadrës për të ardhmen? Titullarët për nesër?

Për momentin, jemi të fokusuar vetëm të mundim Norvegjinë, siç bëmë edh me Turqinë. Është e sigurt që për të ardhmen, kam një ide timen, edhe për ndeshjet e qershorit. Për sa i përket formacionit, kam dyshimet e mia. Kemi lojtarë si Roshi, që sapo ka nisur sezonin. Ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur ende. Mbi të gjitha, pres nga ata që janë aktivizuar pak me klubet e tyre, dhe i jap besimin tim.

E keni fjalën për Alijin, apo edhe për Sadikun?

Kam shumë ide të qarta. Në sulm kam Balajn, Sadikun, Cikalleshin. Edhe për balotazhin Aliji-Lenjani do të vendos në darkë.

Ramadani do të debutojë. 5 të rinjtë e tjerë, duhet të presin?

Ramadani ka stofin e një lojtari lider, ka personalitet. Lojtarët e tjerë, unë kam 6 ndërrime në pozicion. Do të vlerësoj për zgjedhjet që do bëj.

Çfarë përshtypje ju kanë lënë lojtarët e Superiores? Pritet të ketë minuta Abazaj?

Natyrisht që është një lojtar që 1v1 bën shumë mirë, por për të luajtur në ekipin kombëtar, duhet një stad më i lartë stërvitje. Do shohim nëse

Zhegrova ka shënuar dje. Federata kosovare ka thënë që Panuçi të shohë punët e veta?

Fat të mbarë Zhegrovës. Suksese

Mori ndonjë mesazh nga 21 vjeçarët?

Baren e kam ndjekur gjithmonë. Do të jetë pjesë e 26 lojtarëve që do të kem në konsideratë për eliminatoret e Europianit.

De Biazi i jepte përparësi mbrojtjes, ndërsa ju jeni më drejt sulmit. Do të aplikohet nesër moduli 4-3-3?

E kam një ide për të ardhmen, për momentin po provojmë 4-3-3. Në fillim duhet të kem lojtarët. Tani po provojmë këtë modul, për të ardhmen ka edhe opsione të tjera.

Ndaj Italisë dhe Spanjës keni deklaruar se nuk mund të fitohet në sulm, por ndaj Norvegjisë po.

Natyrisht, nëse nuk sulmon nuk fiton. Nëse do kishim këtë grup me Italinë, jam i sigurt që nuk do humbisnim. Kam bindjen, që kur kam marrë drejtimin, skuadra është ende më e fortë. Nuk do të qëndroj mbrapa, sepse kam edhe lojtarët për të sulmuar.

Starkosha apo Berisha në portë?

Nesër luan Strakosha. Berisha kishte një problem fizik, dhe këtë e kisha vendosur. Kam folur me të dy portierët, një miqësore e luan Berisha, tjetrën Strakosha. Në këtë pozicion, sforcohem shumë për të gabuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera