Sport

Rafet Prekazi flet para sfidës ndaj Gjermanisë U21

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 23 March 2018

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme në fitoren kundër Azerbajxhanit (2:0), Kombëtarja U21, sot, ka mbajtur seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë, që zhvillohet, të martën, në orën 18:45, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan infokusi.

Para kësaj sfide traneri Rafet Prekazi ka thënë : “Sot bëmë një stërvitje rigjenerimi me lojtarët që kanë qenë të angazhuar në ndeshjen e mbrëmshme, derisa pjesa tjetër bëri stërvitje sipas planit. Fatkeqësisht në fitoren kundër Azerbajxhanit, Besfort Kolgeci pësoi frakturë në dorë, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Po ashtu, të lënduar janë edhe Broja dhe Daku, që na i vështirësojnë dukshëm gjërat për sfidën me Gjermaninë. Sidoqoftë, ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë këto ditë për t’u përgatitur sa më mirë. Ka ngritje të lojës sonë, por ne nuk duhet të kënaqemi me këtë që e kemi arritur. Duhet të punojmë edhe më shumë. Koha po punon për futbollin e Kosovës, por duhet të jemi të bashkuar për të ecur tutje përpara”. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera