Lajme

Sulm terrorist në Francë, sulmuesi ka marr peng disa persona

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 23 March 2018

Një person i armatosur ka marrë disa njerëz si pengje në një market në qytetin Trebes, në jug të Francës, raporton BBC.

Mediat franceze thonë se personi i armatosur ka gjuajtur në drejtim të Policisë duke lënduar një nga policët, por ai nuk është në gjendje kritike.

Një prokurori francez ka thënë se dyshohet që i armatosuri është pjesë e ISIS.

-Advertisement-

Autori i ngjarjes raportohet se është dëgjuar duke thirrur se është anëtar i shtetit islamik, ISIS.

Policia ka izoluar gjithë zonën, si dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos afrohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera