Sport

Edon Zhegrova ‘godet’ Christiano Panuccin

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 22 March 2018

Kombëtarja e Kosovës, ka mbajtur dje në Francë, nën udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason, shkruan infokusi.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizimi.

Edon Zhegrova, lojtari që së fundmi i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, thotë se ka gjetur një ekip që është i koordinuar mirë dhe se pret që në dy ndeshjet e radhës do të luajnë një lojë të mirë. Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë mëdyshje për vendimin për t’iu bashkuar Kosovës dhe se vendimi për këtë ka qenë tërësisht i pandikuar, bile as prej prindërve. “E kam thënë menjëherë që Kosova është ekipi pjesë e të cilit do të jem”.

-Advertisement-

“Nuk është se e njoh shumë mirë lojën e dy ekipeve kundër të cilave do të luajmë, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes. Jam optimist se do të luajmë një lojë shumë të mirë”. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera