Lajme

Prokuroria: Për përfitime pronësore e shpallën të vdekur njeriun e gjallë

Autori: Gazeta inFokus 06:40 | 22 March 2018

Rrahim Bajrami, ani që shëndosh e mirë, qe nëntë vjet është shpallur i vdekur nga një gjykatës. Ndjenja e njeriut “të burgosur”, atij i është krijuar që kur ish-gjyqtari Sami Gërdovci dhe avokati Meriman Vehapi e kishin larguar nga lista e të gjallëve për të përfituar nga një kontest pronësor, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykimi ndaj Gërdovcit dhe Vehapit, të cilët akuzohen për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore e keqpërdorim të besimit, tanimë ka arritur fundin. Këtë të mërkurë është bërë prezantimi i fjalës përfundimtare. I dëmtuari Rrahim Bajrami ka thënë se ky rast e ka burgosur tash e nëntë vjet.

“Meriman Vehapi ka bërë krim shumë të rëndë. Edhe padinë që ia kam bërë në Odën e Avokatëve, e ka tërhequr dhe ka vazhduar të punojë. Dëmshpërblimin do t`ia kërkojë. Tri troje i ka marrë në tokën time. Kjo është një punë, e cila është e tepruar qe nëntë vjet. Unë jam sikurse i burgosur. Nuk kam çka të them më shumë”, ka thënë Bajrami para gjykatës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera