Lajme

Haxhiu paralajmëron përsëri gaz

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 21 March 2018

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do ta kundërshtojnë Demarkacionin me të njëjtën formë që kanë përdorur deri tani, transmeton Infokusi.com.

‘Nuk na kanë ftuar të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, tashmë vendimet e tyre e tyre janë të prishem dhe veprimet tona do të jenë të njëjta’, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkohen vetëm për vendime të dëmshme për Kosovën.

-Advertisement-

‘Sa herë jemi përballë ndonjë vendim të dëmshëm për vendim , PDK dhe LDK bëhen bashkë. LDK është i vetmi subjekt politike që i mban gjallë PDK-në’, ka thënë ajo.

Vetëvendosje për dallim nga tri herët e fundit, në këtë seancë ka zgjedhur ta kundërshtojë demarkacionin përmes hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera