Sport

Ronaldinho, si Romario dhe Bebeto, nga futbolli në politikë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 21 March 2018

Nga futbolli në politikë, kjo është rruga që ka vendosur të përshkojë Ronaldinho duke ndjekur gjurmët e 2 kampionëve të tjerë brazilianë Romario dhe Bebeto.

Ish futbollisti i Paris Saint Germain, Barcelonës, Milanit e përfaqësueses braziliane ka bërë hapin e parë për përfshirjen e tij në politike duke u bërë pjesë e Partisë Republikane Braziliane.

Ronaldinho formalizoi gjithçka gjatë një evenimenti të zhvilluar në selinë e kësaj force politike në Rio de Janeiro, me këtë të fundit që nuk ka vendosur ende nëse do ta vendosë mes kandidatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme të vendit amerikano-latin.

-Advertisement-

Në të kaluarën, Romario dhe Bebeto u bënë pjesë e forcës politike Podemos. Romario, i cili është rizgjedhur senator, ditët e fundit konfirmoi vendosjen e kandidaturës për postin e Guvernatorit të Shtetit të Rios.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera