Lajme

Peticioni prapë zë vend në krye të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 21 March 2018

Deputetët e Vetëvendosjes kanë sjellë prapë në Kuvend dosjet me peticionin e nënshkruar kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Infokusi.com.

Peticioni është i nënshkruar nga 202 mijë qytetarë ndërsa në mesin e nënshkrueseve është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputetë të tjerë që tash kanë ndryshuar mendim për Demarkacionin.

Edhe gjatë seancës së djeshme janë sjellë dosjet e peticionit në Kuvend ndërsa janë vendosur rreth ulses së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

-Advertisement-

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi pritet të filloj për pak minuta.

Katër herë radhazi ka dështuar të mbahet kjo seancë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera