Sport

Kombëtarja U-21, “Po punojmë shumë që ta fitojmë këtë përballje”

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 20 March 2018

Sulmuesi i ekipit kombëtar U-21, Rei Manaj dhe portieri Sherri ishin dy lojtarët e ekipit kombëtar U-21 të cilët sot ishin përpara mediave në “Elbasan Arena”, shkruan infokusi.

Pas stërvitjes së realizuar në Cërrik, sipas programit futbollistët iu përgjigjën interesit të mediave për ndeshjen zyrtare eleminatore me Sllovakinë në 24 mars, në “Selman Stërmasi”.

Dy lojtarët e kombëtares së Shpresave janë shprehur optimistë për këtë takim, ku kanë theksuar se do të japin më të mirën për të marrë rezultat pozitiv.

-Advertisement-

Vetë sulmuesi Manaj, rikonfirmoi edhe njëherë se nuk është thirrur nga kombëtarja e madhe, por nga U-21, teksa për këtë sfidë theksoi: “Ndjej përgjegjësi në ekip, jemi të stimuluar për të dhënë maksimumin. Po përqëndrohemi për të qenë gati për ndeshjen, e cila ka një specifikë të veçantë sepse kemi një sfidë zyrtare eleminatore të rëndësishme. Po punojmë shumë dhe do të futemi në fushë vetëm për ta fituar këtë ndeshje”.

Nga ana tjetër, portieri i Vllaznisë, Alen Sherri beson se skuadra do t’ia dalë me sukses në këtë përballje: “Jemi të fokusuar dhe po punojmë fort duke u stërvit dy herë në ditë për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Jemi optimistë për të arritur rezultate positive, pasi ata nuk kanë më shumë se sa ne. Vlerësojmë shumë kundërshtarin, pasi janë një grup që luajnë bashkë prej kohësh, por ne do angazhohemi shumë në mënyrë që t’ia dalim.”- përfundoi 20-vjeçari, portier i ekipit kombëtar U-21. Kombëtarja U-21 do të luajë më 23 mars, të premten në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Sllovakisë në kuadër të fazës eliminatore të kampionatit Evopian të moshave. Ndeshjen e kthimit do ta luajnë në “Štadión pod Dubňom” më 27 mars. Hyrja në stadium për këtë ndeshje është FALAS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera