Familjarët rrëfejnë detajet e vrasjes së Arben Kutllovcit
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 18 March 2018
Si çdo ditë tjetër, Arben Kutllovci, 45-vjeçar nga fshati Dobërllugë i Vushtrrisë, mori rrugën për në punë. Ai për disa vite kishte punuar në një fabrikë private për përpunimin e mishit. Por, të shtunën e 17 marsit ai nuk u kthye më në shtëpi. Arbeni u qëllua për vdekje me një pistoletë në vendin e tij të punës. Ndërkohë që për këtë punë një person u arrestua nga policia. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 4 fëmijë.
Dhjetëra persona pasditen e sa dielës ia kishin mësyrë mëhallës së Kutllovcëve në fshatin Dobërllugë të Vushtrrisë. Familja Kutllovci tashmë kishte të pame për djalin, Arbenin, i cili dje humbi jetën derisa ishte në vendin e tij të punës.
Arbeni u qëllua me një pistoletë të tipit TT-7.62 mm nga një koleg i tiji nga fshati Kukë i komunës së Dragashit. Por, e gjithë kjo vrasje dyshohet të jetë aksidentale.
Ekipi i Gazetës Express të dielën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët kanë rrëfyer se nuk i dinë motivet të cilat kanë çuar deri tek kjo tragjedi e rëndë.
“Nuk i dimë motivet. Arbeni si çdo ditë tjetër edhe dje kishte marrë rrugën për në punë. Por ja që i njëjti nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Nuk na ka përmendur asgjë se a ka ndonjë problem me ndokënd, apo diçka, ndonjë gajle tjetër…”, i ka thënë Expressit një i afërm i viktimës nga Dobërlluga e Vushtrrisë.
Bashkëfshatarët e viktimës e përshkruajnë Arben Kutllovcin si një njeri të urtë dhe punëtor. Thonë se asnjëherë nuk është marrë me punë të këqija.
“Ka qenë një djalë i urtë. Nuk e dimë kurrë që është marrë me ndonjë punë të pistë”, rrëfejnë bashkëfshatarët e Arben Kutllovcit, i cili u vra dje në vendin e tij të punës.
Varrimi i Arben Kutllovcit do të bëhet sot pasdite në varrezat e fshatit Dobërllugë.
Për detajet e kësaj vrasjeje të rëndë, familja e bashkëfshatarët e Arben Kutllovcit nuk dinë asgjë. Thonë se me këtë punë po merret policia e shtetit.
Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje po e cilësojnë si aksidentale. Ndonëse për këtë punë një person tashmë është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull K-shqiptar. Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...