Lajme

Policia: Vrasja e 35 vjeçarit në Obiliq dyshohet se u krye aksidentalisht

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 18 March 2018

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vrasja e A.K 35 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë dyshohet se është aksidentale. Kështu kanë deklaruar për policinë dëshmitarët, raporton Gazeta Express.

“Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale”, thotë policia.

Për këtë rast dje është arrestuar F.T, përderisa në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje.

-Advertisement-

“Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo vrasje ka ndodhur të shtunën në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera