Lajme

Rusia shpalli 23 diplomatë britanik “persona non grata”

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 18 March 2018

Ministria ruse e Punëve të Jashtme shpalli 23 diplomatë britanikë “persona non grata”, të cilët do t’i dëbojë si kundërpërgjigje ndaj Britanisë, e cila e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, ndaj ish-spiunit rus në Britani.

Ministria e Jashtme ruse ka komunikuar se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda një jave.Përmes një deklarate, Ministria ka bërët të ditur se gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e Këshillit Britanik në Rusi dhe se Rusia tërhiqet nga marrëveshja për të rihapur konsullatën britanike në Shën Petersburg.

Këto veprime të Moskës vijnë pasi Britania urdhëroi dëbimin e 23 diplomatëve rusë, si pjesë e masave për të ndëshkuar Rusinë mbi helmimin e ish-spiunit rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij, Julia në Britani.

-Advertisement-

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thirrur në bisedë ambasadorin britanik në Moskë, Lori Bristou, në mëngjesin e sotëm për ta informuar mbi vendimet e Moskës.Britania thotë se Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor për të vrarë ish-spiunit rus. Moska ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera