Lajme

Ushtria turke hyn në Afrin, Erdogan shpall triumfin: E pastruam nga leckat e terrorit!

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 18 March 2018

Me të gdhirë, Presidenti Erdogan ka njoftuar marrjen e Afrinit nga trupat turke, objektivi kryesor i invazionit disajavor të pagëzuar si “Dega e Ullirit”, në veriun e Irakut, zona kurde ku veprojnë grupime që ajo Ankaraja i konsideron terroriste.

“Tashmë në qendrën e Afrinit valëviten simbolet e qetësisë dhe sigurisë dhe jo leckat e organizatës terroriste. Aktualisht atje valëviten flamujtë turq dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane”, ka kumtuar Erdogan.

Erdogan tha Turqia do të ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshme për të siguruar që banorët e qytetit të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre sa më parë të jetë e mundur.

-Advertisement-

“Korridori i terrorizmit është thyer në katër fronte”, tha kreu i shtetit turk duke iu referuar përpjekjeve të YPG-së të lidhur me PKK për të krijuar një korridor përgjatë kufirit me Turqinë.

Operacioni “Dega e Ullirit” nis më 20 janar me synimin për të eliminuar gruimet PKK / PYD / YPG / KCK dhe ISIS nga Afrini në Sirinë veriperëndimore.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe në rajon, si dhe për të mbrojtur popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera