Lajme

Tentohet të digjet QMF-ja në “Kodrën e Minatorëve”

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 18 March 2018

Qendra e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës, mëngjesin e sotëm është tentuar të digjet nga persona ende të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, Besim Hoti, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Incidenti ka ndodhur në lagjen e “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës. Ajo është shkollë dhe ambulantë në të njëjtin objekt. Objekti është gjuajtur me gurë fillimisht dhe është dëmtuar ku edhe janë thyer xhamat. Është tentuar t’i vihet flakë por nuk është arritur dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Kjo QMF, është sulmuar edhe më herët. Ngjarja e fundit e raportuar ka ndodhur më 2 tetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se kjo Qendër ofron shërbime shëndetësore për shqiptarët në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera