Lajme

Televizioni Zviceran: Gjashtë minutat e vonesës së orëve evropiane, simbol për 19 vite vonesë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 18 March 2018

Pasi që Kosova kishte dërguar tepër pak energji elektrike në rrjetin energjetik të Serbisë ndërsa Serbia nga ana tjetër nuk e kishte kompensuar frekuencën, në gjithë Evropën “humbën orientimin” orët që vihen në lëvizje me energji elektrike. Kjo pati pasoja në përditshmërinë e llogaritur me saktësi minutash të evropianëve të veriut.

Faji për këtë është në një “Power-Game” (matje forcash) të vërtetë që po zhvillohet në mes të Serbisë dhe Kosovës, thuhet në një emision që televizioni publik zviceran SRF ka përgatitur, me fokus në avarinë që ndodhi javën e kaluar në orët elektrike gjithandej Evropës.

Momenti i plasjes së këtij alarmi nga Evropa Juglindore përkon me situatën politike; tensionet në regjion janë rritur gjatë muajve të fundit, transmeton albinfo.ch. Në veçanti në veriun e Kosovës, forcat e shtetit hije e plotësojnë vakuumin e pushtetit: as qeveria kosovare në Prishtinë dhe as forcat mbrojtëse ndërkombëtare nuk e kanë nën konroll regjionin e banuar me shumicë nga serbët. Por prandaj gangsterët shqiptarë dhe serbë punojnë dorë për dore, bëjnë tregti të zezë me të gjitha mallrat e mundshme si benzina por edhe me elektricitetin. Një vrimë e zezë edhe në kuptimin tekstual kjo.

-Advertisement-

Viktimë e këtyre grupeve kriminale që mbajnë lidhjet më të mira me të pushtetshmit në Prishtinë dhe në Beograd duhet të ketë rënë edhe politikani i vrarë pak kohë më parë, Oliver Ivanoviq, raporton SRF. Ai ishte shprehur në favor të integrimit të serbëve në shtetin e Kosovës ndërsa një marrëveshje e vërtetë në mes të shqiptarëve dhe serbëve ua dëmton biznesin.

Dhe kjo gjendje po vazhdon prej 19 vitesh. Kosova, për të siguruar pjesëmarrjen në konferencat rajonale, ka pranuar të ashtuquajturën fuasnotë për mos paragjykimin e statusit. Por megjithatë, shumë institucione kosovare, si pasojë e rezistencës serbe, nuk janë të njohura ndërkombëtarisht. Në mesin e tyre edhe KEK-u. Dhe kjo sjell në situata absurde që Serbia dhe Kosova, ndonëse zhvillojnë tregtimin e energjisë mes vete, nuk janë në gjendje që të sigurojnë në mënyrë stabile furnizimin me rrymë dhe frekuencat, përcjell albinfo.ch.

Edhe më tutje në Kosovë ndodhin ndërprerje të energjisë, përkundër faktit se në veri të Prishtinës dy termocentrrale prodhojnë më shumë se mjaft energji elektrike.

Në të njëjtën kohë, aktualisht po bëhet diçka për çështjen e pazgjidhur të statusit. Për të hyrë në BE, Serbia duhet “të përbijë bretkosën”, gjegjësisht të bëjë njohjen e Kosovë. Jo më larg se këtë vit në Serbi do të mbahet një referendum për këtë. Ndërsa Beogradi po përpiqet të nxjerrë përfitime sa më të mira nga kjo. Presidenti serb Vuçiq po luan me kartën e faktorit të stabiliteti: BE dhe SHBA janë të mbështetura në Serbinë si partner në Evropën Juglindore, në mënyrë që të mos e humbin ndikimin në regjion, të kërcënuar nga Turqia dhe Rusia.

Konflikti energjetik tregon se stabiliteti me çdo kusht nuk funksionon me të vërtetë. Kapaku prej betoni i marrëveshjes për stabilizim në mes të Beogradit dhe Prishtinës pëson menjëherë çarje, kur njëra nga dy palët nuk vepron.

Një zgjidhje nuk është e mundur përmes politikës së kabineteve dhe duarshgtrëngimeve në mes të burrave të pushtetshëm por përmes një diskursi të vërtetë demokratik, konstaton gazetari i SRF.

Në këtë mënyrë, 6 minutat e vonesës në shporetët elektrikë të evropianëve veriorë simbolizojnë afër 20 vite pune të pasuksesshme të BE-së në Ballkan. Rezultati: Kosova është pjesë e Evropës dhe mund ta nxjerrë kohën nga takti në gjithë kontinentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera