Sport

Kombëtarja U-19 udhëtoi për Portugali

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 17 March 2018

Ndonëse gati në të njëjtën periudhë kohore, do të zhvillohen shumë ndeshje të ekipeve kombëtare, në radhë të parë Kombëtarja A do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris, kundër Madagaskarit më24 dhe kundër Burkina Faso-s më 27 mars që do të jetë edhe debutimi i parë i përzgjedhësit të ri Bernard Chalandes si dhe Kombëtarja U-21 do të ketë dy ballafaqime kualifikuese në Kosovë, së pari më kundër Azerbajxhanit, që zhvillohet më 22 mars dhe kundër Gjermanisë, më  27 mars, vëmendja e madhe e opinionit futbolldashës do të jetë e drejtuar kah Portugalia, ku Kombëtarja U-19 do të zhvillojë ndeshjet e rrethit elitë, shkruan infokusi.

Në të vërtet Kombëtarja U-19 e siguroi pjesëmarrjen në rrethin elitë pasi që në tetor në ndeshjet parakualifikuese arriti të shënojë fitore kudër Izraelit me rezultat 2:1, mundi Lituaninë me 3:0 dhe pësoi humbjen nga mikpritësi Austria 1:0.  Tash Kombëtarja U-19 udhëtoi për Portugali ku në qytetin e Portos në kuadër të ndeshjeve të rrethit elitë në grupin e 5-të do të ballafaqohet në ndeshjen e parë me mikpritësin Portugalinë më21 mars, ndërsa më 24 mars do të takohet me Republikën e Irlandës dhe ndeshjen e fundit me Sllovakinë.

Gjasat për një kualifikim të mundshëm për Evropianin që do të mbahet në korrik në Finlandë, janë mjaft të mira, ndërkaq para nisjes ku dy stërvitje i mbajti në Kosovë, përzgjedhësi i Kombëtares U-19 z. Ramiz Krasniqi u shpreh:” Jemi përgatitur mirë. Tashmë në këtë rreth të garave udhëtojmë edhe me një përvojë më të madhe ndërkombëtare të ndeshjeve. Po ashtu FFK-ja na mundësoi edhe disa përgatitje në Turqi. Unë besojë në këtë grup të futbollistëve. Kemi një ekip homogjen me futbollistë cilësor që na bëjnë të shpresojmë në rezultate të mira. Çdo respekt për kundërshtarët, por nuk kemi asnjë frikë për tu ballafaquar me askënd. Kemi mungesën e një mbrojtësi të mirë, por unë besojë se do të gjejmë zgjidhjen e duhur.

-Advertisement-

Emërorja e ekspeditës

Ilaz      Mjaku anëtar i KE të FFK-së

Luan   Vokshi, i KE të FFK-së

Michael Nees,  drejtor teknik

Rinor Havolli,  menaxher i ekipit

Fazli    Berisha, zëdhënës

Esad   Halimi, menaxher i pajisjeve

Shtabi Teknik

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Nazmi Rama, nd.trajner

Xhelaledin Karabeg, nd. trajner

Milazim Gjocaj, mjek

Isuf Maraj, fizioterapeut

Futbollistët: Rilind  Nimani, Abit Salihu,  Lot Celina, Flamur Gashi,  Ardrit  Miftari, Çlirim Reçica, Ismajl         Beka, Lumbardh Dellova,  Alban Shabani, Adrijan Behrami, Gentrit Limani, Dardan Dakaj,  Altrim  Pajaziti, Lirim  Kastrati, Leutrim Kryeziu, Rrahim Nimani, Lirim Kastrati, Ismet     Sinani, Liridon  Balaj e Edison Kqiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera