Sport

Pajaziti merr përgjegjësinë për disfatën ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 14 March 2018

Drenica është mposhtur  në përballje me Dritën, me rezultatin 3-1 në takimin e zhvilluar në Gjilan. Përgjegjësinë për këtë disfatë e mori vetë tekniku Sadat Pajaziti, i cili pas përfundimit të ndeshjes zbuloi edhe gabimin të cilin e kishte bërë në formacion.

“Nuk ishim në elementin e duhur në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë, megjithëse krijuam disa mundësi. Për disfatën e ditës së sotme e marr përgjegjësinë personalisht, pasi kam gabuar në formacion. Kjo nuk është fytyra e vërtetë e Drenicës, ndërkohë që ne duhet punojmë për të ndryshuar këto paraqitje tona”, theksoi Pajaziti për Super Sport Kosova.

Fotografia e FC Drenica – Faqja ZyrtareMe këtë disfatë Drenica i afrohet edhe më shumë afër zonës së barazhit, meqenëse tani ndodhet vetëm dy pikë prapa Vëllaznimit që ndodhet në zonën e rrezikshme.

-Advertisement-

“Ne nuk duhet të mendojmë shumë për pozitën e barazhit, pasi nuk jemi ekip që mund të përfundojmë në atë pozitë. Duhet vetëm të zgjohemi nga gjumi dhe të luajmë ndeshje tona ashtu siç dijme ne ti bëjmë”, përfundoi Pajaziti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera