Sport

Magani: Jam i pakënaqur me djemtë dhe rezultatin!

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 14 March 2018

Trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani nuk është i kënaqur me barazimin (0:0) që skuadra e tij e pati sot me Prishtinën, shkruan infokusi.

“Nëse do të ishim dy skuadrat me nga 11 lojtarë do të ishte e pranueshme, sepse u përballëm me skuadrën që kryeson renditjen, por kështu siç shkuan gjërat jam absolutisht i pakënaqur, pasi kur rivali ishte me 10 futbollistë ne nuk e menaxhuam si duhet ndeshjen, pasi duhej të ishin shumë me agresivë. Po të shënonim sot e kapnim trenin e fundit në luftë për titullin e kampionit. Normalisht që ka shumë ndeshje, por kjo ishte ndeshje me rivalin e drejtpërdrejtë”, ka thënë Magani për Super Sport Kosova.

Ai ka theksuar se, skuadra e tij mund të kishte marrë më tepër nga kjo sfidë. “E kontrolluam gjatë gjithë kohës, ishim më afër portës së rivalit, por jemi këtu dhe nuk mund të vajtojmë për asgjë. Prishtina e mori rezultatin e dëshiruar, ndërsa unë jam i pakënaqur me djemtë dhe me rezultatin e sotëm”, ka shtuar numri një i bankinës së skuadrës mitrovicase.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera