Lajme

Hoti numëron premtimet e parealizuara te Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 14 March 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se kryeministri Haradinaj i ka ikur debatit për 100 ditshin e punës së tij andaj e vetmja mënyrë është thirrja e interpelancës, shkruan Infokusi.com.

‘Raporti për 100 ditët e qeverisës është dorëzuar në Kuvend me pompozitet dhe kemi pritur që kryeministri të kërkojë vet debat për të prezantuar dhe mbrojtur punën e tij, por kryeministri po i ik përballjes me deputetë e kështu që e vetja mënyrë për debat është përmes interpelancave’, ka thënë Hoti.

Hoti duke përmendur premtimet e Hardainajt të pa realizuara deri tani ka thënë se do të debatohet për 200 ditët e punës së qeverisë Haradinaj

-Advertisement-

‘Kërkesa jonë për debat për 100 ditë në fakt është shtyrë për 200 ditë ose saktësisht 188 ditë të qeverisjes, po nisi nga premtimet koalicionit është formuar për dhunë të mëdha, themelimi I shpejtë I FSK-së, zotimi për vendosjes e kufirit në Çakerr dhe Kullë, heqja e vizave për 90 ditë, rritja e pagave për 30%, rritja e pensioneve për 25 %, uljen e importeve të Serbisë, gjetja e zgjidhjes për pensionistë minatorë, rifunksionalizimi i Trepçës, rregullimi i probleme dhe energjisë dhe transparencë dhe llogaridhënie ne qeveri, e të gjitha këto kanë mbetur vetëm fraza të thata të fushatës’, ka thënë Hoti./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera