Lajme

BE-ja: Sistemi kosovar i drejtësisë dështoi në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 13 March 2018

Sistemi kosovar i drejtësisë nuk është i përqendruar për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, shkruan Koha Ditore.

Ky konstatim ka dalë nga raporti vlerësues i tre ekspertëve të angazhuar nga Bashkimi Evropian në shtator të vitit të kaluar, për të vlerësuar kapacitetin e Kosovës në luftën kundër këtyre dy dukurive.

Raporti, një kopje të së cilit e posedon “Koha Ditore”, u është dorëzuar para disa ditësh eprorëve të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke përfshirë edhe Ministrinë e Integrimeve. Ky dokument konsiderohet i brendshëm dhe nuk është i qasshëm për publikun.

-Advertisement-

Vërejtjet e ekspertëve janë përqendruar në mungesën e harmonizimit të ligjeve me ato të BE-së, me sfidat në procedurën hetimore e gjyqësore, me mungesën e profesionalizimit të prokurorëve e gjyqtarëve, mungesën e kapaciteteve e deri te mungesa e pavarësisë së këtij sistemi si tërësi.

Ekspertët Maurizio Varanese, Theo Byl dhe Camelia Bogdan vlerësimin e kanë bërë përmes analizës së rasteve që janë trajtuar gjatë fazës së hetimit, përndjekjes dhe gjykimit, deri në aktvendimin e plotfuqishëm. Po ashtu janë zhvilluar edhe disa takime me krerët e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera