Lajme

Kuvendi mblidhet të martën

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 12 March 2018

Kuvendi i Kosovës të martën në orën 10:00 do të vazhdojë seancën plenare, shkruan Infokusi.com. Në këtë seancë do të diskutohen katër pika të rendit të ditës.

Rritja e pagave për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar, raporti i punës për 100 ditët e para të Qeverisë, Shqyrtimi i vendimit për ratifikimin e anëtarëve të AKA-së, votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni të plotë rendin e ditës

-Advertisement-

I.  Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:

1. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera