Sport

Besa – Prishtina, kryendeshja e javës së 22-të

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 11 March 2018

Besa dhe Prishtina do të zhvillojnë ndeshjen e 61-të zyrtare pas luftës. Nuk ka skuadra që kanë zhvilluar përballje më shumë se sa Besa dhe Prishtina pas luftës, shkruan infokusi.

Kjo për faktin se janë dy skuadrat e vetme pa rënë nga kategoria superiore. Por, pas shumë vitesh, ka ndodhur vetëm pas luftës që Besa, por edhe Prishtina para dy vitesh, që njëra prej dy skuadrave të ketë qëllim shpëtimin nga rënia. Besa me shumë probleme e pozicionuar e parafundit, pozitë që dërgon në Ligën e parë, ndërsa Prishtina në pozitën e parë në ndjekje të rikthimit të titullit pas katër vitesh.

Përderisa Prishtina nuk din për humbje në 9 ndeshjet e fundit, Besa nuk din për fitore në 11 ndeshjet e fundit kampionale dhe ka vetëm dy barazime dhe së fundi ka fituar kundër Vllaznisë në “Shahin Haxhiislami” 3:1 më 15 tetor 2017.

-Advertisement-

Përndryshe Prishtina i ka fituar dy ndeshjet e fundit, në Pejë 2:1 dhe në Drenas 4:0.

Bardhekaltrit kanë mungesë vetëm Diar Miftarajn i cili tani më iu është rikthyer skuadrës në seancat stërvitore dhe Mergim Pefqeli me 4 kartonë.

Kurse kjo është ndeshja e fundit e fazës së dytë dhe pas përfundimit të saj dihen edhe njëmbëdhjetë javët e fundit.

Java XXII

Besa – Prishtina

E diel, 11 mars – ora 12:30

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Mervan Mejtullahu (Gjl), Besnik Morina (Vu), Fatlum Jashari – Shpetim Murtezi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera