Lajme

LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 09 March 2018

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK’së në asamblenë komunale të Prishtinës, Halim Halimi, i ka kërkuar sot kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, të dorëhiqet nga kjo pozitë.
Kërkesa e Halimit erdhi tri ditë pasi Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Halimit, largimi i Ahmetit nga VV ka shkaktuar përçarje brenda grupit të këshilltarëve të kësaj partie.

Kjo, sipas tij, u vërejt edhe në seancën e së mërkurës të asamblesë komunale kur një grup i këshilltarëve të VV’së nuk ia votuan Ahmetit një raport financiar.

-Advertisement-

“Tani, sipas meje, ne do të jemi grupi më i madh parlamentar, prej 15 anëtarëve sa jemi. Më e mira do të ishte që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje. Nëse vazhdon kështu do të jenë katër vite të humbura sikurse mandati i kaluar”, tha Halimi për kallxo.com.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje mori 17 asamblistë, por katër nga ta u larguan nga grupi i këshilltarëve të partisë dhe tani po veprojnë si grup i pavarur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera