Hoxhaj: Platforma e fundit e Serbisë është shoviniste
Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 09 March 2018
Publikimi i një platforme të Beogradit ku parashihet ndarja e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj tha se kjo platformë është rikthim në vitet e errëta të shovinizmit, pasojat e të cilit rajoni i vuan sot e kësaj dite. Madje, Hoxhaj tha se platforma e profesorit Vasiç ia kujton Çubriloviçin dhe ideologë të tjerë të shovinizmit serb ndaj Kosovës.
“Platforma e fundit e publikuar e Beogradit për t’i ndarë shqiptarët dhe serbët në dy entitete të ndara është rikthim në vitet e errëta të shovinizmit, pasojat e të cilit sot e kësaj dite i vuajnë shtetet e rajonit. Propozimi i Dr Vasic ma kujton Dr Çubriloviçin dhe ideologjistë të tjerë serbë të shovinizmit”, ka shkruar Hoxhaj.
Dokumenti i titulluar “Platforma për zgjidhjen e çështjes së Kosovës: serbët dhe shqiptarët nga ndarja e shumicës deri tek bashkimi i mundshëm” (“Platforma za resavanje Kosovskog pitanja: Srbi i Albanci od vecinske razdvojenosti do moguceg novog spajanja”) është hartuar nga Nenad A. Vasiq, një hulumtues i Institutit për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare (Institut Studimor i krijuar nga Qeveria e Serbisë).
Në dokument (i cili pretendon të jetë pozicioni i paralajmëruar i ri i Serbisë ndaj çështjes së Kosovës në përmbylljen e procesit të dialogut të Brukselit) janë numëruar edhe hapat që duhen ndërmarrë në arritjen e kësaj “zgjidhjeje”, e cila, sipas autorit të propozimit, është një “zgjidhje WIN-WIN”, që nënkupton se me të “në shumicë kënaqen edhe serbët, edhe shqiptarët”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...