Trump thyen rekord për dorëheqjet e bashkëpunëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 09 March 2018
Donald Trump po thyen rekordet, por jo për mirë. Më shumë se një në tre punonjës të stafit të tij e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të parë në detyrë të miliarderit amerikan, një ritëm ky që eklipson nivelin e largimeve në radhët e punonjësve të 5 presidencave të mëparshme.
Dorëheqjet apo shkarkimet në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit janë dy herë më të mëdha sesa ato të George Bushit në vitin e parë të punës dhe trefishi i të ikurve prej Barack Obamës brenda të njëjtit hark kohor. Dhe nuk flitet për largime dosido.
Presidentin e kanë braktisur një numër i madh zyrtarësh të nivelit të lartë. Obamës nuk iu largua veçse një këshilltar gjatë vitit të tij të parë në Zyrën Ovale, ndërsa George Bushi nuk u përball me largime të këtij niveli. Po përse ndodh kjo? Sipas teorisë së politologes Katherine Dunn Tenpas, Presidenti u mbështet shumë tek lidhjet e tij në sektorin privat dhe ngurroi të punësonte ata që e kundërshtuan gjatë fushatës. Po kështu, mungesa e përvojës së mëparshme të Shtëpisë së Bardhë mes radhëve të stafit të lartë ishte fare e qartë. Vetë karakteristikat rebele të fushatës së Trumpit dhe numri i vogël i bashkëpunëtorëve gjatë asaj kohe e limituan afrimin e aplikantëve me eksperiencë.
U krijuan mundësi të reja për shumë individë që nuk kishin punuar më parë në Shtëpinë e Bardhë, thotë Dunn Tenpas dhe pikërisht mungesa e përvojës mund të ketë çuar drejt një performance të dobët e për rrjedhojë, edhe një valë të tillë largimesh. Pastaj, është dhe vetë Trumpi një person që i reziston përpjekjeve për ta drejtuar dhe që atëherë kur shkon puna keq, kërkon menjëherë një “dash kurbani”, thekson CNN, i cili krijon në këtë mënyrë një ambient pune që është shumë larg ideales.Top Channel
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...