Masa të reja për parandalimin e dhunës në sport
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 08 March 2018
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.
Këshilli përbëhet nga 5 anëtarë, përfaqësuesi nga Prokuroria e Shtetit, i cili do të jetë edhe kryetar i Këshillit, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, një përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës, një përfaqësues nga Federata Përkatëse dhe përfaqësuesi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Organizimi dhe koordinimi i Këshillit do të bëhet nga MKRS-ja, ndërkaq detyrat dhe përgjegjësitë e këtij mekanizmi do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga MKRS-ja. Themelimi i Këshillit është bërë në kuadër të masave organizative që dalin si detyrim nga Ligji nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. Ministri Gashi themelimin e Këshillit e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me punën efikase që do të realizojë, ky organ do të ndikojë në zvogëlimin e dhunës nëpër terrenet sportive si dhe do ta rrisë standardin e organizimeve sportive në vendin tonë edhe më tej.
“Themelimi i këtij Këshilli Kombëtar i cili ka qenë një obligim ligjor, me angazhimin e tij do të ndikojë që dhuna nëpër terrenet dhe tribunat tona të reduktohet dhe do të rritet efikasiteti organizativ i ngjarjeve sportive në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ministri.
Të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...