Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 08 March 2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 08.03.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të “Digitalb Kupës së Kosovës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizime veç ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen  ndeshjet  e Digitalb Kupës së Kosovës (çerekfinalja) në futboll për edicionin 2017/2018  me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecurinë pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF Gjilani, Betim Haxhimusa me nr lic 22 dhe nr ID 000520M92 (motivi-fyerje dhe sharje në referin kryesor të ndeshjes KF Gjilani – KF Vushtrria, e zhvilluar në Ferizaj, me datë 07.03.2018) sipas raportit të peronave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF  Llapi, Muhamet Rexhepi me nr Id 001413m88 (motivi-largim nga bankina për manifestim  jo sportiv ndaj referve fyerje dhe sharje të vazhdueshme në ndeshjen KF Llapi – KF Prishtina si dhe sjelljet e tij të pahijshme gjatë përpilimit të protokolit) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes

3.Ndaj lojtarit të KF Llapi, Florim Berbatovci me nr  lic 11 dhe nr Id 000205m89 (motivi-për manifestim dhe sjellje jo sportive dhe shkelje e qëllimshme e portierit mysafir V.Bekaj në ndeshjen KF Llapi – KF Prishtina) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj përfaqësuesit zyrtar për siguri të KF Vllaznia (P), Agon Pira (motivi- manifestim i sjelljeve të pahijshme, fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor të ndeshjes S.Isufi në ndeshjen KF Vllaznia (P) – Besa, e zhvilluar në Ferizaj, më datë 05.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera