Lajme

Deputeti i LDK-së: Studentët diplomohen në drejtime pa mundësi punësimi

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 07 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës duke folur për gjendjen e arsimit në Kosovë ka thënë se sistemi i arsimit është në shpërpushje më kërkesat e tregut të punës.

‘Sistemi i lartë në Republikën e Kosovës funksionin me dobësi të rënda në të njëjtën kohë është i  dizajnuar në shpërpushje me kërkesat e tregut të punës’, ka thënë Rekaliu.

Ai ka shtuar se në Kosovë studentët diplomohen në drejtime që nuk ofrojnë punësim ndërsa drejtimet që ofrojnë punësim dhe zhvillim të ekonomisë janë bosh.

-Advertisement-

‘Këto politika kanë prodhuar numër enorm të të diplomuarve në disa  drejtime gjenerale pa asnjë mundësi për tu futur në tregun e punës dhe në anën tjetër ka lënë bosh tregun  punës me drejtime profitabile qoftë për të rinjtë ashtu edhe për ekonominë e vendit’ , ka thënë Rekaliu.

Ky fjalim i Rekaliut u bë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR)./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera