Lajme

Fillon asgjësimi i materialëve zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 07 March 2018

Ka filluar asgjësimi i materialeve sensitiv që u përdorën gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në Kosovë, shkruan Infokusi.com.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në procesin e asgjësimit  nuk përfshihen materialet zgjedhore që do të përdoren për qëllime trajnimi dhe materialet zgjedhore të cilat janë objekt i hetimeve penale të Prokurorisë së Shtetit dhe PZAP-it”, ka thënë Elezi.

-Advertisement-

Të martën ‘Infokusi’ kishte raportuar për nënshkrimin e kontratës me kompaninë ‘MultipakEko Kosova’ nga Ferizaj për ‘Asgjësimi i materialit senzitiv përzgjedhjet lokale 2017’.

KQZ kishte planifikuar që për këtë tender të shfrytëzoj rreth 1 mijë euro ose saktësisht 990€ nga buxheti i Kosovës, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës është 945 euro (Kliko këtu)

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 22 tetor të vitit 2017./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera