Lajme

Në Beograd po mbahen zgjedhjet komunale

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 04 March 2018

Qytetarët në Beograd janë duke votuar sot në zgjedhjet komunale, të cilat konsiderohen test për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Partinë Progresiste që tani është në pushtet.

Zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për rolin që ka Beogradi në ekonominë dhe politikën kombëtare.

Partia Progresiste e Serbisë ka mbizotëruar në sondazhet e mbajtura para mbajtjes së votimit.

-Advertisement-

Sidoqoftë partitë opozitare shpresojnë të krijojnë një sfidë në kryeqytetin serb.

Ato akuzojnë partinë e Vuçiqit për frikësim të mbështetësve opozitarë dhe njollosjen e rivalëve politikë në mediat e kontrolluara nga partia.

Partia në pushtet i ka kundërshtuar akuzat.

Më shumë se 1.5 milion votues do të vendosin për anëtarët e asamblesë të cilët më pas emërojnë kryetarin.

Udhëhqësi aktual i Beogradit është Sinisha Mali nga Partia Progresiste e Serbisë./Rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera